Vjedh makinën dhe qëllon efektivin, Policia e rrethon: Eshtë i armatosur

466
Sigal

Policia ka rrethuar një person i cili është i armatosur dhe gati një orë më parë, rreth orës orën 09: 20 minuta, kishte grabitur një automjet në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë. Kur policia ishte vënë në ndjekje ai ka plagosur një efektiv policie. Policia  thotë se polici është i plagosur në kokë dhe është sjellë për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ora 10: 59: Policia: RENEA ka plagosur autorin dhe po transportohet ne spital

 

Ora 10: 47 RENEA mbërrin në Fushe -Gjorme ku mbahet i rrethuar  autori 

Ora 10: 46 Ministri Saimir Tahiri në spital tek efektivi i plagosur

Ora 10:40 Policia: Punonjesi i policise eshte plagosur ne koke. Ka nje plumb ne koke.


Foto nga vendi i ngjarjes ne Lezhe

Ora 10: 24 Policia rrethon autorin

Informacionet paraprake të policisë të orës 10:24 minuta informojnë se personi është me armë në dorë dhe në ndihmë të policisë së Lezhës janë nisur grupe me forcat Renea por dhe një helikopter.

“Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes ne Fushe -Gjorme” informon policia e shtetit

Grabitja e makines, ndjekja e policise dhe plagosja e policit

Grabitja u shënua rreth 300 metra larg një postblloku, dhe sipas gazetarit Elvis Hila mjeti i grabitur është me targa AA 870 II.

“Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur. Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë. Nuk dihet akoma gjendja e tij pasi eshte transportuar ne drejtim te spitalit ushtarak Tirane.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.