FMN ‘goditje’ qeverisë/ Duhet transparencë për koncesionet miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, kujdes me rritjen e borxhit

 

FMN kërkon të bëhet më shumë kujdes dhe të ketë transparencë për kontratat koncesionare. Autoritetet duhet të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet e çmimeve , ku FMN vijon të shohë me mëdyshje rritjen e pagave

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë alarmin sa i takon koncesioneve . Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Znj. Anke Ëeber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.Në njoftim theksohet se ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 për qind në vitin 2023, kryesuar nga një konsum privat i qëndrueshëm, me forcim të konsiderueshëm të turizmit dhe ndërtimit. Ne nënvizojmë rëndësinë e një konsolidimi fiskal afatmesëm ambicioz dhe menaxhimi të kujdesshëm të borxhit për të reduktuar nevojat për financim bruto dhe për të mbrojtur qëndrueshmërinë fiskale. Sipas saj, progresi i vazhdueshëm në reformat fiskale mbetet kritik për besueshmërinë e kuadrit fiskal. “Ne mirëpresim miratimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave deri në fund të këtij viti. Shqipëria do të përfitonte nga një sistem tatimor i mbështetur nga një mbulim gjithëpërfshirës, rregulla të drejta dhe stimuj të duhur për të garantuar një barrë të barabartë mes taksapaguesve. Në këtë kontekst, ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ndihmoi në bërjen e sistemit tatimor më të drejtë, duke siguruar që profesionistët e lirë të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me tatimpaguesit e tjerë të punësuar. Masat për mobilizimin e të ardhurave që zgjerojnë bazën tatimore, përfshirë reformat e tatimit mbi pronën, mbeten të rëndësishme”, thuhet më tej.FMN kërkon të bëhet më shumë kujdes dhe të ketë transparencë për kontratat koncesionare. “Ne mirëpresim miratimin e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike dhe bëjmë thirrje për operacionalizimin e plotë të një kuadri të forcuar të menaxhimit të investimeve publike, si dhe përparim të mëtejshëm në reformat e partneritetit publik-privat (PPP). Në këtë drejtim, plotësimi dhe publikimi i raporteve për PPP-të dhe koncesionet për vitet 2022 dhe 2023 janë të mirëpritura dhe ne inkurajojmë publikimin në kohë të raporteve të ardhshme. Deklarata pilot e pavarur e Rreziqeve Fiskale është një hap kyç në forcimin e menaxhimit të rrezikut fiskal. Më tej, një përparim konkret në rritjen e mirëqeverisjes dhe mbikëqyrjes së ndërmarrjeve shtetërore vazhdon të jetë vendimtar për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale”, thuhet në deklaratë.FMN vijon të shohë me mëdyshje rritjen e pagave. “Qëndrimi aktual i politikes monetare është i përshtatshëm, me presionet e çmimeve nga rritja e pagave potencialisht të zbutura nga një inflacion i importuar më i ulët për shkak të mbiçmimit të lekut. Autoritetet duhet të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet e çmimeve dhe të mbajnë një qasje mbështetur në të dhëna ndaj politikës monetare. Më tej, një kurs i lirë këmbimi duhet të jetë amortizuesi kryesor i goditjeve. Një mbikëqyrje e vazhdueshme fleksibël dhe instrumentet e shtuara prudenciale do të ndihmojnë ekonominë në kapërcimin e pasigurive financiare dhe ekonomike.

NOA