Pas vizitës së zhvilluar në Ambasadën Amerikane, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një reagim në platformën “X”.
Ai falenderon ambasadën për punën e tyre, duke veçuar kështu si prioritete kyçe ardhjen e afganëve, reformën në drejtësi në Shqipëri, si dhe forcimi i partneritetit ushtarak.
“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.