Vizitë në shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, Meta takon profesorin e gjuhës shqipe në Mal të Zi: Prej dekadash edukon fëmijët me kulturën dhe traditat atdhetare

233
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vijon vizitat në trevat shqiptare në Mal të Zi ku pas Krajës është ndalur në Ostros.

Ai ka vizituar pikërisht shkollën fillore ‘’Gjergj Kastriot Skënderbeu’’ ku është pritur nga profesori i gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj.

Meta thotë se Gjeçbritaj prej dekadash edukon fëmijët shqiptarë me kulturën e traditat atdhetare.

Presidenti  e falenderoi profesorin për kontributin e tij në trevën e Krajës.

STATUSI NGA PRESIDENTI ILIR META

Në shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros, me profesorin e gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj, i cili prej dekadash edukon fëmijët shqiptarë në Malin e Zi, me kulturën dhe traditat atdhetare.

E falënderova me mirënjohje për kontributin e tij në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare në trevën e Krajës.