Javën e ardhshme mbërrin i nxehti Afrikan, sinoptikanët: Qershori do të mbyllet me temperatura të larta

72
Sigal

Duke nisur nga kjo e dielë dhe gjatë gjithë javës tjetër pritet te ketë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin. Shqipëria do të pushtohet nga i ashtuquajturi i nxehti afrikan.

“Që nga kjo fundjavë do kemi rritjetë ndjeshme të vlerave termike që shkojnë në 35 gradë celcius gjatë kësaj fundjave kjo rritje shoqërohet me mot të mire. Po ashtu rritje të ndjeshme të vlerave termike si pasojë e afrimit të masave ajrore të veriut të kontinentiti afrikan.”- tha sinoptikani Hakil Osmani.

 

Në Tiranë termometri sipas aplikacioneve të parashikimit të motit në celular do të shënoje kulmin ditën e premte me 42 gradë ndërsa gjatë javës sinoptikanët thonë se temperaturat maksimale do të jenë 38 gradë.

“Ky muaj do të mbyllet me temperatura të larta ku gjatë kësaj jave do të regjistrohen edhe vlera 38 gradë celcius. Në ditët në vijim pritet të ketë rënie të lehtë të vlerave termike por do të jetë rënie e lehtë pasi temperaturat e larta do të mbeten prezentë deri në fund të këtij muaji. Po ashtu këto temperatura do të shoqërohen me mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa ne zonat malore herë pas herë do të ketë vranësira dhe ndonjë reshie shiu por nuk do të jetë problematike.”- u shpreh Osmani.