Virusi A(H3N2) përhapet në Shqipëri

704

Shqipëria është goditur nga një virus i quajtur
A(H3N2).  Personat e rrezikuar janë të moshuarit mbi moshën 65 vjeç dhe
fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Simptomat janë temperaturë e
lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, bllokim dhe infeksion i rrugëve të
frymëmarrjes. Ky virus nuk rrezikon jetën e të sëmurit.

Qendra Evropiane për Kontrollin
dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një raport të botuar më 24 dhjetor të vitit 2016,
paralajmëroi për praninë e virusit në Evropë për këtë sezon. Vitin e kaluar ky
virusi ka mbizotëruan në Slloveni dhe në Itali.

Qendra këshillon vaksinimin
paraprak të shtresave më në rrezik—të moshuarve mbi 65 vjeç— si masë efikase
për parandalimin e rasteve të rënda.

Në spitalet e vendit ka pasur
rritje të numrit të rasteve me këtë virus. Të sëmurët janë përgjithësisht nga
zonat jashtë Tiranës.

Sigal