3 shqiptarë në Itali nën pranga pasi kishin vjedhur objekte me vlerë gjysëm milion euro

490
Sigal

3 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në
zonën e Genovas në Itali, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh. Sipas mediave
italiane, mallrat e vjedhura nga shqiptarët të cilat janë sekuestruar kapin
vlerën prej afro gjysmë milion euro, duke përfshirë ar dhe objekte të tjera me
vlerë.

Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet i
ditur, por ata janë të moshës 33, 30 dhe 24-vjeç, të 3 me qëndrim të paligjshëm
në shtetin fqinj. Ndërkohë një shqiptar i katërt po hetohet në gjendje të lirë
për posedim të mallrave të vjedhura.

Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve
ushtronte aktivitetin e grabitjeve kryesisht në zonën Castelletto, ndërsa dy
vjedhjet e fundit janë realizuar gjatë Vitit të Ri. Policia sekuestroi edhe
disa pajisje, të cilat shqiptarët i përdornin për të hapur kasafortat dhe dyert
e apartamenteve.

Sipas policisë italiane vetëm në një apartament,
shqiptaret kanë arritur të grabisin rreth 200.000 euro. Ata i shisnin objektet
e vjedhura ne Itali dhe Shqipëri.