Viktima e dytë nga koronavirusi/ Mjeku-shqiptarëve: Virusin e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë, kufizoni lëvizjet

379
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirloi ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video-mesazh të mjekut të spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero.

“Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj. Mbroni veten, mbroni të tjetër, na mbroni edhe ne.

Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne”, shprehet Pipero në mesazhin e tij.

Pipero thekson se në një situatë të tillë duhet të tregojmë kujdes duke zbatuar rregullat e higjienës dhe kufizimin e lëvizjeve.

“Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapunë. Sëbashku do t’ia dalim ta mundim këtë epidemi“, tha Pipero.