Vijon telenovela me dosjen “Bajri”, pas SPAK-ut edhe gjykata e Shkodrës shpall mos-kompetencën

199

Dosja “Bajri” nuk gjen paqe Pas vetëm një muaji në Shkodër, Gjykata e rrethit ka shpallur moskompetencë lidhur me rastin duke e rikthyer dosjen në Strukturën e Posaçme (SPAK). Edhe në SPAK 30 ditë më parë hetuesit Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili kishin shpallur moskompetencë duke ngritur duart lart.

Dosja hetimore, me të pandehur: Behar Bajrit, Enver Bajrit, Safet Rustemit, Ilir Rustemit, Emrah Plakut, Astmer Bilalit, Samet Hallunit, Ismet Idrizit, Sirjan Alija, Jorida Muratit, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikajn, duhet të rikthehet në Tiranë.