“Mos u besoni ministrave kukulla”- Deputeti i opozitës së re u kërkon ndërkombëtarëve distancohim nga Rama

324
Sigal

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi u ka kërkuar ndërkombëtarëve të distancohen nga kryeministri Edi Rama dhe të shikojnë realitetin e vërtetë ku ndodhet vendi.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi u kërkoi që të mos i besojnë ministrave, duke i quajtur kukulla të Ramës. Ndërsa theksoi e kryeministri po mashtron shqiptarët prej 7 vitesh.

Lefter Maliqi: “Besoj dhe shpresoj që ambasadorja e re e SHBA-ve ta dojë Shqipërinë sa e duan shqiptarët Amerikën. Shqiptarët mbajnë flamurin shqiptar si shpresë. Shpresoj që ambasadorja amerikane dhe faktori tjetër ndërkombëtarë të njohin realitetin siç është në Shqipëri dhe mos besojnë aktrimit qesharak e shpifjeve të disa ministra kukulla apo disa oligarkëve që kanë marrë peng fatin e këtij vendi. Ky njeri që sot drejton vendin ka mashtruar shqiptarët për shtatë vjet.

E dimë se ka vjedhur votat me dosjet të famshme të Dibrës dhe të Durrësit që nuk po hetohen akoma nga SPAKU. Ju i dini mirë mashtrimet e këtij njeriu ndaj edhe ndërkombëtarët duhet të distancohen sepse nuk ka qeveri në Shqipëri që të mos i bindet SHBA-ve, direktivave të BE dhe aleancës së NATO-s, kushdo që të jetë por ta shikojnë këtë njeri që nga mashtrimet e veta duke filluar nga vendosja e rendit në 100 ditë. Në këto 100 ditë nuk kemi vendosje rendi po tritole, vrasje me snajper, gjoba, plagosje duke njollosur Shqipërinë.

Ka kapur çdo institucion. Si mundet një njeri te marri në qafë fatet e vendit. I zaptoi të gjitha me zgjedhje lokale. Si ti besoj këtij njeri që është mosmirënjohës ndaj prindërve të vet. Kur i ka përdorur rrahur, dhunuar, divorcuar nënat, gratë, shokët e vet i përdori e më pasi i hodhi në rrugë e disa i arrestoi shokët e vet, futi kriminelët në politikë, futi deputet me pranga në duar të arrestuar për vrasje në Evropë, trafiqe e të gjitha me radhë. Ky njeri vetëm aktron. Të nderuar ndërkombëtarë, kjo është e vërteta dhe shihni realitetin në sy.”

Deputeti e konsideroi “besëlidhjen e 2 marsit” një uragan popullor duke thekuar se nëse Rama do thërriste një tubim nuk do mblidheshin as 2000 veta.

Lefter Maliqi: “Për herë të parë, qindra dhe mijëra shqiptarë dolën pa një organizim në shesh në thirrje të Presidentit të Republikës në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës dhe të ardhmes së vendit.

Ka të bëjë më një diferencë shumë të madhe midis dy besëlidhjeve, ajo e shqiptarëve e datës 2, ku uragani popullor u bashkua dhe një besëlidhje tjetër e bandave, krimit, e me radhë.

Po e them prerë hapur dhe qartë, nëse ky që duhet të shporret nga politika shqiptare, aktori i pështirë, mashtruesi i shqiptarëve do i bënte thirrje shqiptarëve pa marrë pjesë administrata e 60 bashkive me zgjedhje moniste dhe administrata e shtetit të jeni të bindur se do braktisej nga socialistët e ndershëm dhe do të vinin 100 deputetë që votojnë çdo ligj antikushtetues, kryetarët e bashkive, zv.ministra, ministrat kukull dhe së bashku me këta edhe 600 të tjerë që i kapi ligji i dekriminalizimit, banditë e oligarkë dhe do përfundojë sheshi me 2000 veta.”