“Vij nga SHBA për të protestuar kundër padrejtësive”, pedagogia: Dibranë e shqiptarë kudo që jeni historia po ju thërret

115
Sigal

Aktivistja e Skavicës nga SHBA-të Ferzileta Gjika ka dhënë një mesazh sot në protestën e opozitës.

Gjika iu bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestë për të mbrojtur vendin.

“Vij nga SHBA-të për të protestuar kundër padrejtësive që i bëhen popullit shqiptar. Jam me origjinë nga Dibra, punoj si pedagoge pranë universitetit të Nju Jorkut. jam këtu sot për t’i thënë jo eksodit të shqiptarëve. Unë i them jo korrupsionit dhe krimit dhe projekteve mafioze si ai i Skavicës.

HEC-i i Skavicës do të shkatërrojë peizazhin madhështor të Dibrës, do të vjedhë ujin e Drinit, do të shuajë Dibrën dhe dibranët dhe të gjithë speciet unike në Shqipëri dhe Ballkan. Është një vdekje e lumit Drin. Sot i bëj thirrje qeverisë, ndaloni këto pazare që bëhen me Dibrën. Dibranë e shqiptarë kudo që jeni historia po ju thërret. Sot kemi përgjegjësinë historike ndaj brezave që do vijnë, që Dibrën ta trashëgojmë siç e ka krijuar Zoti”, deklaroi pedagogia.