Vidhnin bateri makinash, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

235
Sigal

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bateristi”, ndërsa dy persona janë ndaluar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Burime zyrtare bënë me dije se janë zbardhur dhe dokumentuar 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;
Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;
Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;
Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;
Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.