Vidhet dyqani në Korçë, autorët marrin para, pije alkoolike dhe cigare

91
Sigal

Një dyqan në Voskop të Korçës ka rënë pre e një vjedhje. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia që ndodhet në vendngjarje, dyshohet se autorët kanë vjedhur një sasi lekësh që ndodheshin në arkën e dyqanit, pije alkoolike të shtrenjta dhe cigare.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po bën të mundur verifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes.