Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot, ulen temperaturat

133
Sigal

Shqipëria do të përfshihet nga një mot me dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën. Në pjesën më të madhe të territorit, parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira. Më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm. Në mëngjes pritet ë shkojnë në 4 gradë Celsius. Vlerat ditore në të cilat do të luhaten, do të jenë nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.