Rritja e çmimeve të shërbimeve dentare, Ministria çon në gjykatë Urdhrin e Stomatologut

484
Sigal

Pas urdhërit të nxjerrë nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare, ka reaguar edhe Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë, bëjnë me dije se ky vendim është dërguar në gjykatë me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Kujtojmë se me vendimin e marrë nga Urdhri i Stomatologut, për disa shërbime çmimi për qytetarët dyfishohet, por sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.