Mjeku braktis fshatin dhe “ia mbath” në Gjermani, qytetarët pa shërbim mjekësor

519
Sigal

Sistemi shëndetësor në Shqipëri përpos shumë problematikave dhe kushteve mjerane të shërbimit dhe infrastrukturës, në vitet e fundit po has një tjetër vështirësi që ka lidhje me personelin e mjekëve dhe infermierëve. Në fakt tashmë prej disa kohësh është bërë prezent fenomeni i largimit të mjekëve e infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë. Në raportet e shpeshta që publikohen vihet re shtimi gjithnjë e më shumë i punonjësve shëndetësorë, të cilët punësohen në shtetin gjerman ku gjejnë kushte dhe paga më të mira se në vendin tonë. Një rast i ri është ai i fshatit Trevëllazër të Novoselës, ku banorët nuk marrin shërbimin mjekësor, sepse mjeku i fshatit është larguar drejt Gjermanisë, duke lënë banorët e zonës pa një shërbim mjekësor të përhershëm dhe duke detyruar ata të udhëtojnë drejt Vlorës për t’u vizituar. “Fshati ka pasur mjek të përhershëm, por tani është bërë i përkohshëm, pasi iku në Gjermani. Funksionon me ditë të caktuara. Një herë në javë vjen mjeku”.- shprehet një banor. Banorët e fshatit Trevëllazër jetojnë në kushte të vështira për shkak të mungesës së shpeshtë të ujit dhe energjisë elektrike, teksa banorët shprehen se shumë të rinj e kanë braktisur fshatin.