Kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve/ Ka filluar mbrëmë e vazhdon akoma protesta para Kuvendit

509

Sigal

Ora 08: 50

Oltioni, aktivisti që duket në video teksa merret zvarre nga policia ndodhet në spital pasi policët, sipas Nisma#Thurje, i kanë thyer dorën.

Ora 08:37

Nisma#Thurje ka publikuar videon ku policia dhunon aktivistët. “Shikoni si policia dhunon pa shkak aktivistet te cilet kane qendruar gjithe naten para Parlamentit per te kundershtuar ligjin per importin e plehrave. Urdheruesve u themi se nuk trembin askend”- shkruan ajo.

Ora: 08:23

Mësohet se dy të ndaluarit nga policia janë Mirel Elezi nga Kukësi dhe Oltjon Zaka nga Lushnja.

Ora 08:18

Aktivistët kanë qëndruar gjithë naten para Parlamentit. “Ne oret e para te mengjesit policia tentoi te prishte protesten duke nderhyre me dhune dhe duke ndaluar dy aktiviste. Mbas rezistences ata u zmbrapsen”- njoftojnë protestuesit.

ra: 07:35

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mledhur bashkë me thirrje kundër plehrave, ligj propozuar nga qeveria Rama.

Protesta nisi rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes, ndërkohë që aktivistët ftojnë qytetarë të tjerë t’i bashkohen.

Po dje, ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës kundër plehrave. “Sonte ne ora 23:00 dhe ne vazhdim protesta historike qytetare: “te bashkuar kunder plehrave ne rruge dhe ne qeveri”! sb”- shkruajti Berisha.