Videot në “Tik-Tok”, KLGJ fut me urgjencë në rend dite kërkesën e ILD për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit

191
Sigal

KLGJ ka futur me urgjencë në rend dite çështjen e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Relator i çështjes është caktuar Maksim Qoku teksa ILD ka kërkuar pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares.

Disa ditë më parë Kapedanit iu shfaqën disa video në aplikacionin ‘’Tik-Tok’’ nga automjeti dhe ambientet e Gjykatës së Elbasanit. Sipas ILD veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.