Videoskandali me Gjicin, Alma Kaçi shkon sërish në GJKKO, ja pamjet

23
Sigal

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Kaçi shoqërohet nga dy efektivë policie drejt ambienteve të SPAK. Ndaj Kaçit është caktuar masa ‘arrest shtëpiak’ pas publikimit të videoskandalit, ndërkohë edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj për lehtësim të masës.

Kujtojmë se më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, e cila filmoi kryetarin e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e institucionit vendor.

Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.