Tym dhe flakë, prej dy ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve në Patos

199
Sigal

Për të dytën ditë me radhë, fusha e mbetjeve në Sheqishte të Patosit është nën pushtetin e flakëve. Situata në këtë zonë është alarmante, tymi siç shihet nga pamjet ka pushua territorin.

Ndërkaq, në terren janë forcat zjarrfikëse dhe ato të bashkisë së Patosit, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.  Banorët e zonës kanë bërë thirrje për ndërhyrje, pasi ndotja bën të pamundur jetesën e tyre normale.

Një ditë më parë në terren zbritën zjarrfikëse të ‘Bankers Petrolium’, shërbimi zjarrfikës i Patosit, Fier dhe Roskoves dhe punonjës të bashkisë, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që sot situata vijon të jetë e njëjtë; tymi dhe flakë të përhapura kudo.