Aksident në hyrje të Kuçovës, motori përplaset me makinën, dy të plagosur rëndë

192
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, ndërkohë që flitet për dy plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur si ‘Lapidari’.

Një motor ka goditur nga pas një makinë ‘Golf’ dhe për pasojë dy persona janë plagosur. Dëshmitarë të ngjarjes, thanë  se dy personat që ndodheshin në motor janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë në xhamin e parë të mjetit, duke u plagosur rëndë.

Si fillim të plagosurit u transportuan në spitalin e Kuçovës dhe më pas në atë të Beratit.