Video-skandali i Shukri Xhelilit/ Ja çfarë tha 20 vjeçarja në polici

492
Sigal

Një 20 vjeçare arriti të fuste në kurth kryebashkiakun e Dibrës e për këtë mori vëmendjen të madhe mediatike dhe jo vetëm. Pas bërjes publike të video-s, paraditen e djeshme denoncuesja publike e Shukri Xhelilit është thirrur në ambientet e policisë, duke treguar të njëjtat fakte që dha edhe gjatë intervistës për “Ora News”, pas publikimit të videoskandalit.

Vajza është rrëfyer se ishte vënë nën presion nga kryebashkiaku për t’i ofruar favore seksuale në këmbim të vendit të punës. Megjithatë, ajo në asnjë moment nuk ka pranuar se e ka provokuar kryetarin e Bashkisë. Sipas saj, videon e skandalit e ka bërë publike me dëshirën e saj, për të treguar se çfarë ndodh nga zyrtarët kur vajzat e reja si ajo kërkojnë që të punësohen.

Nga burime të policisë konfirmohet se 20-vjeçarja ka deklaruar se ka qenë e vetme kur ka planifikuar videon, pasi kishte kuptuar qëllimet e kreut të Bashkisë së Dibrës. Ndonese nuk konfirmohet zyrtarisht, vajza është marrë në mbrojtje, pasi është identifikuar nga publiku emri dhe pamja e saj, duke u përhapur me shpejtësi nëpër rrjetet sociale. Sipas të dhënave, vajza është fëmija më i vogël në familjen e saj.