Video/ Po shkonin në shkollë, makina hedh në ajër tri vajza

402
Sigal

Një aksident ndodhi në fshatin Romajë të Prizrenit në Kosovë, ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Në pamje duket momenti kur një veturë godet tre fëmijë që ishin duke shkuar në shkollë. Makina shmangu përplasjen me një tjetër mjet duke goditur vajzat.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së martës. Një nga vajzat mori lëndime të lehta, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.