VIDEO/ Nga bllokimi i derës te takimi me Ramën, momentet ‘pikante’ nga mbërritja e kancelares Merkel në Pallatin e Brigadave

40
Sigal

Teksa e gjithë vëmendja e mediave u përqendrua te vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë dhe takimi i saj me kryeministrin Edi Rama, kamerat fokusuan edhe disa momente të sikletshme. Në kohën kur eskorta e Merkel u ndal në hyrje të Pallatit të Bridagave, ku jashtë priste edhe kryeministri Edi Rama, bodyguard nuk po hapte dot derën e makinës ku ishte zyrtarja gjermane.

Pasi provoi disa herë që ta hapte, më në fund dera e ‘Mercedes Benz’ u ‘bind’ dhe më pas doli nga mjeti kancelarja. Po ashtu, një tjetër moment pikant ishte dhe mosrakordimi i kryeministrit Edi Rama me Merkel gjatë momentit kur u takuan.

Kreu i qeverisë shqiptare tentoi që t’i jepte dorën Merkelit, por kjo e fundit i kujtoi protokollin për shkak të pandemisë së COVID, duke i drejtuar grushtin. Pas ceremonisë zyrtare, nisi edhe takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Merkel.