VIDEO/ Ndodh në Tiranë, efektivja e policisë godet me shpullë qytetaren

207
Sigal

Jetojmë në një kohë të pazakontë, por sjellja e shtetit ndaj qytetarëve është e rëndë. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Në një video të publikuar , shihet një vajzë që është goditur me shuplakë nga efektivja e policisë. Siç shihet efektivja iu është vënë pas vajzave dhe i ka ndaluar në mes të vizave të bardha.

Aty ka nisur dhe ballafaqimi mes tyre, që mesa duket ka qënë pasi vajzat nuk kishin të vendosura maskë. Më pas nga sekondat e fundit shihet se efektivja e policisë i gjuan me shpullë njërës trej vajzave.