Tronditëse/ Theri gruan, mjekët italianë i shpëtojnë jetën burrit shqiptar

494
Sigal

Një grua shqiptare u gjet e pajetë në një banesë në Itali.

Ngjarja e rëndë është raportuar nga mediat italiane ku thanë se 43-vjeçarja shqiptare, Laureta Zyberi u gjet e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie, në lagjen Marassi të Genovës.

Pranë trupit të saj pa jetë, u gjet i plagosur edhe bashkëshorti i saj shqiptar, Eduart Zyberi, 54-vjeç.

Të dy trupat e gjakosur të çiftit shqiptar u panë nga pronari i banesës, i cili lajmëroi policinë dhe ambulancën.

43-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spitalin San Martino, në gjendje të rëndë.

Së fundmi, është raportuar se gjendja e Zyberit është stabilizuar.

Ai e ka pranuar krimin nga shtrati i spitalit.

Pas krimit të rëndë dyshohet se qëndrojnë motive pasioni, por gjithçka pritet të jetë më e qartë pasi hetuesit të marrin në pyetje shqiptarin.