Video/Mitraloz, eksploziv, granata, çfarë u zbulua në banesën në Tiranë

390
Sigal

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me operacionin e kryer ditën e sotme, ku në një banesë në Tiranë u gjet arsenal armësh.

Bëhet me dije se është zbardhur ngjarja e ndodhur në datën 15 qershor, e ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të kompleksit ‘Eiffel’, teksa janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata.

Pas të shtënave në drejtim të një kompleksi, shërbimet e komisariatit të policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e Gëzim Harokut.

Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi Emigers Mihasti.

Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se banesa e Gëzim Haroku, mund të përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.

Bazuar në këto informacione, efektivët e komisariatit Nr. 6, të mbështetura nga forca e posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacioni “Yrsheku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi Gëzim Haroku, dhe u shpall në kërkim shtetasi Emigers Mihasti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gëzim Harokut, shërbimet e policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe Gëzim Haroku.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri, një mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Lexo edhe :  Municion luftarak dhe armë me silenciator, 63 vjeçari në pranga pas kontrollit në banesë

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi./Bl.Ba/Fjala.al