Aeroporti i Kukësit, Braimllari: Qytetarët janë dëshmitarë që kemi një kryeministër mashtrues

317
Sigal

Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari në një deklaratë për media ka rikthyer në vëmendje mosfunksionimin e aeroporti ndërkombëtar të Kukësit. Ai shprehet se Edi Rama publikisht ka premtuar në fushatën zgjedhore të 2017 për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, se brenda 2018 do të përfundonte dhe do të nisnin udhëtimet nga ky aeroport. Ndërkohë ka rezultuar të jenë mashtrime.

“Edi Rama mashtroi përsëri sot, qytetarët dhe opinionin publik duke ripremtuar se vitin e ardhshëm, pra në 2021 do të nisë funksionimin aeroporti ndërkombëtar i Kukësit.

Edi Rama publikisht ka premtuar në fushatën zgjedhore të 2017 për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, se brenda 2018 do të përfundonte dhe do të nisnin udhëtimet nga ky aeroport.

Edi Rama brenda 4 viteve ka mashtruar 5 herë qytetarët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Kujtojmë këtu që aeroporti i Kukësit u ndërtua dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2001, për 20 milionë dollarë.

Ndërkohë që qytetarët zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri dhe në paligjmëri, me mungesën e vendeve të punës, me koston e lartë të jetesës dhe me nivelit më të lartë të korrupsionit. Edi Rama vazhdon dhe thellohet në mashtrimin e tij ku i premton qytetarëve, hapjen e 12 mijë vendeve të punës në Kukës, pra 12 herë më shumë aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza.

Qytetarët janë dëshmitarë, që kemi përballë një kryeministër mashtrues që sa herë kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandalet i rikthehet mashtrimeve të tij.

Sot qytetarët kanë dy alternativa, alternativën e një kryeministri mashtrues i cili ka vetëm projekte imagjinare dhe virtuale dhe një opozitë e cila thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.