(Video) “Fëmijët janë larguar, s’kemi asnjë” / Monika Kryemadhi viziton çiftin e vetmuar nga Fieri

232
Monika Kryemadhi
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka takuar një çift nga Fieri, me të cilin ka diskutuar mbi problematikat e jetës sociale.



Lexo edhe : Kaosi në SHBA / Donald Trump kërcënon me mos largimin nga Shtëpia e Bardhë



Mes të tjerash, gruaja i ka shprehur Kryemadhit peshën e rëndë të emigracionit, pasi fëmijët i janë larguar nga Shqipëria. “Fëmijët janë larguar, s’kemi asnjë këtu, as nipër, as mbesa”, i ka thënë ajo.

Ndërsa, vetë kryetarja e LSI thekson se “Fjalët e Lavdies nga Poro e Fierit na bëjnë të shtojmë forcat për misionin tonë të 25 Prillit, për ta bërë Shqipërinë shtëpi”.

Më tej, ajo flet dhe për punësimin e të rinjve, teksa shprehet se “Përmes programit të LSI dedikuar punësimit të të rinjve, brezi i ri do gjejë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Fier pranë familjes”.