Covid në Gjermani, 962 viktima gjatë 24 orëve të fundit / Rekord i ri që nga fillimi i pandemisë

240
Sigal

Në Gjermani rekordet e viktimave nga COVID-19 nuk ndalet, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 962 viktima.

Totali i viktimave në Gjermani ka shkuar 27,968 që nga fillimi i pandemisë siç raporton edhe Instituti Robert Koch.



Lexo edhe : Shoferi ‘kamikaz’ drejton mjetin me shpejtësi dhe në kundravajtje / Ndalohet në aksin Thumanë-Mamurras



Në fillim të pandemisë Gjermania ka qene një ndër shtetet evropiane të cilat janë përballur më mirë me pandeminë, kjo gjë ka ndryshuar me valën e dytë të koronavirusit që goditi vendin, pasi ka pasur pasoja më fatale.

Më datë 21 dhjetor Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar vaksinën Pfizer për shtetet e BE-së, pas një “presioni” të bërë nga Gjermania. Ministri i shëndetësisë, presidenti dhe Kancelaria Angela Merkel kanë lajmëruar se në Gjermani vaksina do të arrijë së shpejti dhe vaksimimi i qytetarëve do të nis më 27 dhjetor.



Lexo edhe : Fluks emigrantësh në Rinas / Qytetarët bashkohen me familjet për festa, nuk “tremben”nga Covid