VIDEO/ Bashën e sulmojnë me vezë, Garo: Çfarë mbjell, do të korrësh

Protestuesit demokratë e pritën Lulzim Bashën sot me vezë dhe pankarta.

Në momentin që Basha mbërriti për takim në një lokal pranë RTSH-së, protestuesit hodhën vezë ndaj tij. Mes protestuesve ishin të rinj dhe gra, që u helmuan prej tij në protestën e 8 janarit.

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo bëri një postim në lidhje me këtë ngjarje.

NOA

“Çfarë mbjell, do të korrësh…

Lulzim Brava do të pritet gjithnjë me protesta nga demokratët, të cilët i dhunoi e i helmoi me gaz vetëm se donin të hynin në shtëpinë e tyre,” shkruan ajo, duke postuar pamjet e protestës.