Dyshohet se do të vidhte në bashkinë e Durrësit, arrestohet 27-vjeçari

79
Sigal

Një 27-vjeçar me inicialet XH.K. ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se do të vidhte në ambientet e bashkisë së Durrësit.

“Blutë” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, kur 27-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.