Të dhëna për Koronavirusin nga Organizata Botërore e Shëndetsisë

436
Sigal

Nga Kastriot Islami

Gjithcka më poshtë bazohet në të dhënat e ekspertëve të OBSH dhe nuk ka asnjë grimcë me natyrë politike… Duhet patur parasysh se cdo interpretim është kompleks dhe duhet vlerësuar me shumë kujdes për të mos krijuar as panik as eufori.

Nga vlerësimi i shifrave të OBSH, duhet të lexohet me realizëm…

Nga të dhënat e përafërta (sepse jo të gjithë shtetet kanë ofruar të dhëna të plota) të OBSH për datën 13 mars 2020, nga 123 shtete apo territore te planetit te shkaktuara nga Koronavirusi rezultojnë :

 

  1. Persona të infektuar    142320
  2. Viktima nga koronavirusi 5388

Popullsia në këto 123 shtete është afërsisht 6,68 miliard banorë.

Kjo do të thotë se

 

  1. Për cdo 100 mijë banorë rezultojnë mesatarisht të infektuar në të gjithë globin 2,13 individë.
  2. Për 1 milion banorë rezultojnë mesatarisht, deri më sot 0,81 viktima apo afërsisht 1 banorë.

Numri i individëve të infektuarve për 100 mijë banorë rezulton:

  1. Me 29,2 banorë në Itali, një nga shifrat më të larta në vëndet e zhvilluara
  2. Me 15,71 në Korenë e Jugut
  3. 13,71 në Iran, me 13,13 në Zvicër, me 13,97 në Norvegji
  4. Me 5,58 në Francë, me 3,69 në Gjermani
  5. Në Kinë shifra e sotme (e stabilizuar) është 5,65

 

Me në Shqipëri numri i individëve të infektuar është sot 38 ose kjo shifër për 100 mijë banorë është aktualisht 1,32 banorë. Kjo është një shifër rreth 23 herë më e vogël se në Itali, 4,3 herë më e vogël se në Francë, 2,7 herë më e vogël së në Gjermani…Por duhet që ky vlerësim të merret me rezerva sepse i) ose Shqipëria është me shumë gjasa ende larg maksimumit të pandemisë, ii) ose sistemi i testimit është shumë më pak efikas se në vëndet e tjera, të tilla si Italia, Gjermania, Franca e tjetë, iii) ose sepse Shqipëria është një vend më pak i lidhur me vendet burimore të infektimit.

Duhet patur parasysh se ky është një bilanc paraprak, sidomos për disa vënde që s’e kanë kaluar situatën e “pikut” pra të maksimumit të pandemisë së koronavirusit.

Pikërisht kështu mund të interpretohet shifra e ulët e të infektuarve për 100 mijë banorë në rastin e Shqipërisë, krahasuar me Italinë, Gjermaninë, Francën e tjerë…por edhe ndaj Sllovenisë ku rezultojnë deri më sot 2,72 individë  të infektuar për cdo 100 mijë banorë.

Po ashtu duhet patur parasysh se sa efikas është sistemi i përcaktimit të të infektuarëve përmes testit të këtij virusi; ndërkohë që vendet e zhvilluara kanë ngritur një sistem operacional dhe efikas të testimit të të infekturëve, disa vënde të tjera kanë sisteme që ende nuk janë të gjëndje të përcaktojnë me saktësi numri e të infektuarëve me koronavirus duke rezultuar kështu me shifra jo realiste.

Po ashtu nga të dhënat e OBSH rezulton se në vëndet e pazhvilluara shifrat në dukje të ulta për momentin ose tregojnë se nuk është arritur situata e maksimumit të pandemisë ose këto vënde nuk kanë sisteme efikase për të indentifikuar dhe/ose përcaktuar përmes testit numrin e të infektuarve, por edhe disa nga këto vënde karakterizohen nga klimë e nxehtë.

Në rreth 20 vëndet e mëposhtme numri i të infektuarvëve është 1 ose 2 banorë: Burkina Faso (2); Kamerun(2), Honduras (2), Xhersej (2), Nigeri (2), Venezuelë (2), Bregu i Fildishtë (1), Republika e Kongos (1), Jordani (1), Mongoli (1), gjë që mund të interpetohet me faktin se këto janë  vënde me klimë të nxehtë ose se këto vënde nuk kanë arritur situatën e maksimumit ose se këto vënde s’kanë sisteme të besueshme të testimit/identifikimit të të infektuarëve (?!).