* Ajdin Asllan Leskoviku themelues i OASIS BALLET COMPANY, në New York, 1960
(Dëshmi të reja për veprimtarinë e gjerë muzikore të Ajdin Asllan Leskovikut në USA)
👉 Siç kemi shkruar edhe më parë në botimin SAZET E SELIMIT, HAFIZESË DHE AJDIN LESKOVIKUT-2017
(shih https://www.vasiltole.com/…),
Ajdini ishte një figurë qendrore në muzikën me saze të Shqipërisë së Jugut, ngushtësisht i lidhur me Federatën VATRA, USA dhe me Bandën Kombëtare VATRA, krijues i himnit të kësaj federate në mes të viteve 1920. Origjina e familjes Leskoviku ishte nga fshati Postenan, nga fisi me mbiemrin Danga!
Pas vitit 1926, kohë kur ai u kthye në USA nga Shqipëria ku kishte qenë pjesë e Bandës Presidenciale, fokusi i tij i ri ishte popullarizimi i muzikës popullore shqiptare në USA dhe jo vetëm aty. Për këtë krijoi aty fillimisht shtëpinë e tij diskografike MI-RE-RECORD dhe pas saj edhe kompaninë BALLKAN MUSIC.
Pas promovimit të disqeve të sazeve të Shqipërisë së Jugut (ndër to të Selimit dhe Hafizesë
https://youtu.be/z8SRLunraPo?si=R1Qg0fuwmRG96lW2, Jonuzit të Lamçes, Vangjel Leskovikut, Demkës dhe Hajros etj), atyre të mjeshtrit të klarinetës epirote greke Petro Lukas Halkias
shih https://telegraf.al/…/akademik-vasil-s-tole-ajdin…/,
në vitin 1960, Ajdin Asllan Leskovikun e shohim në një tjetër pamje, tanimë si themelues të OASIS BALLET COMPANY, në New York, një trupë që ndërlidhte muzikën ballkanike me atë të Lindjes së Mesme.
Në foton përkatëse shohim Ajdin Asllan Leskovikun (baba Ajdin Aslan) me veglën e udit, së bashku me drejtoreshën e trupës së vallëzimit Johanna dhe balerinën Aiyupa, si dhe muziktar Turhanin në tumbelek. Fotografi Jack Mitchel që ka realizuar fotot e Ajdin Asllan Leskovikut dhe OASIS, disa vite më vonë u bë shumë i njohur me një foto emblematike që ai realizoi me John Lenon dhe Yoko Ono.
Shih https://www.jackmitchell.com/…/6036DAFCD8~John+Lennon…
Sipas Azizës, vajzës së Johannës, anëtarët e tjerë të trupës që nuk shfaqen në foto ishin këngëtari turk Lutfi Guneri
dhe violinisti Louis Platinas nga kafeja “The Arabian Nights”. Aziza thekson se mamaja e saj Johanna dhe Ajdini ishin ortakë biznesi dhe miq për mbi 20 vjet. Johanna u nda nda jeta në vitin 2012.
Vizioni i Ajdini Asllan Leskovikut si kompozitor, multi instrumentist dhe menaxher për të komunikuar me botën përmes muzikës, mbetet sot e kësaj ditë një qasje sa artistike e po aq diplomatike, duke e shënuar emrin e Tij me gërma të arta në grupin e atyre artistëve të shquar që ndërtuan ura komunikimi mes popujve dhe kombeve.
* Shih https://youtu.be/6G5aVwv12cE?si=_R-emuQPdQPPmumA























