Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

93
Sigal

Një autobus me 29 pasagjerë, shqiptarë të Kosovës, mes tyre gjashtë fëmijë është aksidentuar këtë mesditë në Bullgari.

Mediat lokale shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 në unazën e Kyustendilit. Konkretisht autobusi me pasagjerë është përplasur me një kamion që po transportonte dru.

Kamioni ishte ndaluar në mes të rrugës pasi i kishte rënë një trung peme nga ngarkesa që po transportonte.

Drejtuesi i kamionit raportohet se është përpjekur që tu bëjë me shenjë mjeteve që po vinin përballë tij se ishte ndaluar për të marrë trungun e rrëzuar në rrugë, por shoferi i autobusit nuk e ka parë.

Ai ka vijuar rrugën drejt dhe është përplasur me kamionin.

Dëmet materiale janë të shumta, siç shihen edhe në foto, ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur vetëm shoferi i autobusit.

Të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.