VIDEO/ Arrestimi i Gjergj Cukalit, pamjet se si ekzekutoi ish policin Arben Bilali

596
Sigal

Arrestimi i Gjergj Cukalit nga policia mëngjesin e sotëm, rikthen edhe njëherë në vëmendje vrasjen e ish policit Arben Bilali, krim që tronditi Tiranën në fillim të këtij viti.

Arben Bilali, ish-efektiv i komisariatit nr.2 në kryeqytet dhe ish-pjesëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u ekzekutua me 14 plumba mesditën e 30-janarit pranë banesës së tij. Ngjarja dyshohet për motive hakmarrje.

Kjo pasi familja e Bilalit ka qenë në konflikt me dy familje të tjera në kryeqytet, përplasje të cilat kanë prodhuar disa të vrarë. Mes të cilëve edhe dy vëllezër të Bilalit të ekzekutuar në 1997 dhe 2010 në po të njëjtën zonë, atë të Selitës, ku u qëllua për vete edhe ish-oficeri i policisë.

40-vjeçari i arrestuar, Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit”, apo dhe ‘mik’ i ngushtë i Emiljano Shullazit, është autori që vrau Arben Bilalin.

Një analizë ADN-je, disa gjurmë gishti dhe biseda telefonike të përgjuara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mundur të zbardhin të dyshuarin kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali.

Cukali ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale si grabitje apo rrëmbim personi.

Kujtojmë që ish-polici Arben Bilali u vra me 30 janar të këtij viti para shtëpisë së tij, në zonën e ‘Selitës’. Gjergj Cukali dyshohet si vrasës me pagesë. Video më poshtë tregon pamjet e ekzekutimit mafioz të Arben Bilalit.