VIDEO/ Abaz Dogu mbulon fytyrën nga turpi, gjykata vendos sot për përdhūnuesit e 15 vjeçares

495
Sigal

Abaz Dogu mbulon fytyrën nga turpi, gjykata vendos sot për përdhūnuesit e 15 vjeçares
Abaz Dogu dhe tre të rinjtë e akuzuar për përdhū nimin e 15 vjeçares në Babrru të Tiranës përmes shantazhit me publikimin e videove intime, ndodhen aktualisht në gjykatën e Tiranës për dhënien e masës së sigurisë.

Siç duken edhe nga pamjet e siguruara, fillimisht në sallë janë futur Abaz Dogu dhe Klajdi Poçi, të cilët mbajnë kokën poshtë, duke mbuluar fytyrën me duart e tyre për të mos u filmuar nga kamerat.

Dogu, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se përdhūnuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes.

Të katërt ata u arrestuan pak ditë më parë dhe sot pritet që gjykata të japë masën e sigurisë.