U gjet i pajetë në Durrës, siriani 20 vjeçar dyshohet se u vra, detaje të reja

351
Sigal

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një sirian, 20-vjeç, u gjet i pajetë në lagjen nr.1 të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se i riu sirian u vra nga bashkëkombësit e tij.

Mësohet se një dëshmitar ka rrëfyer se ka parë pak çaste para gjetjes së viktimës një tjetër shtetas sirian, me njolla gjaku në trup, i cili po ecte me nxitim nga “Vollgat” në drejtim të bashkisë

Të tjera detaje për ngjarjen nuk bëhen ende të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet.