Çdo shqiptar dhe çdo bebe që lind ka peshqesh 5600 euro borxh

460
Sigal

 

  • Shqiptarët kanë 16.2  miliardë euro borxh, ku  7.2 miliardë euro janë marrë vetëm në 7 vitet e fundit të qeverisë Rama. Fëmijët e sapo lindur  bashkë më çekun e bebes së kryeministrit, marin edhe një çek prej 5600 euro borxh me vulën e “Rilindjes”. Nëse janë dy fëmijë borxhi arrin në 11 200 euro dhe nëse janë tre fëmijë  16 800 euro borxh.
  • Borxhi i luksit qeveritar kap shifrat e 1.3 miliard euro dhe është  më i madh se ai që ka shpenzuar qeveria për fatkeqsitë nga tërmeti dhe covid -19, ndërkohë që çmenduria e ‘Rilindjes’ arrin në 534 mln. euro gjoba vetem nga Arbitrazhi. Alarmi i BERZH dhe FMN me dividentin, faljen e borxhit për oligarkët, PPP dhe hetimi nga SPAK.
  • Stoku i borxhit u rrit me 1 miliard euro brenda vitit 2020 duke thyer rekordin e borxhit public, ndërsa për buxhetin fiktiv elektoral  të  2021, financat do të kenë një deficit prej  870 milionë euro dhe që do rimbursohen me borxhe të reja. 

 Përgatiti Ëngjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf

 

Shqiptarët kanë 16.2  miliardë euro borxh. Nga viti 1990 deri në vitin 2013 borxhi ka qenë reth 9 miliardë euro, ku një pjesë e vogël është e trashëguar para viteve 1992 nga marveshjet dhe kontratat e mbetura pezull për shkak të tranzicionit dhe pjesa tjetër rrethë 7.3 miliard euro i përket periudhës 1992-2013, të qeverisjeve 11 vjeccare të PD dhe PS.  Pjesa tjetër dhe jo pak por plot 7.2 miliard euro i përkasin qeverisë së Rilindjes të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Ky borxh llogaritet nga më të lartët Europë duke patur parasysh që janë marrë mbi 1 miliard euro në vitë dhe kjo vlerë pritet të rritet ,pasi përllogaritja është bërë deri në fundin e 2020 dhe qeveria rama vazhdon të përdorë paratë e taksapaguesve edhe 9 muaj të mbarimit të mandatit të saj. Madje ky borxh sipas ekspertëve mund të shkojë edhe më shumë me rritjen e  pagesave për shërbimin e borxhit si dhe shumë shërbime të tjera të cilat konsiderohen si borxh i fshehur. Qeveria zgjat afatin e borxhit për t’ia kaluar pagesat qeverisë tjetër. Shkak i kësaj analize u bë një postim i kryeministrit Edi Rama në 23 mars 2021 mbi shpërblimet për bonusin e bebeve ku deklaroi se:

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë. Fakt 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019. Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë! ”

Por faktet tregojnë të kundërtën pasi vetëm dy javë më parë  fëmijët e Tiranës zunë radhë para ABI Bank për të marë paratë se kishin 8 vjet pa i marrë, apo tani që filloi fushata u kujtua qeveria. Pra kjo tregon se qeveria kërkon vota duke  blerë edhe fëmijët me para, ndërkohë që duhej të niste hetimi se përse nuk janë paguar këto para dhe pse lejohet përdorimi i fotove të fëmijve për fushatë elektorale.

Gjatë vitit 2020 dhe fillim vitin e 2021 këto gjoba  e ngarkojnë buxhetin e shtetit me 534 milion euro  nga prishja e njëanshme e qeverisë Rama e  kontratave të PPP dhe koncesioneve, të cilat ‘Rilindja” ka  projektuar tua japi si dhurat oligarkëve të saj.  Shqipëria, sipas raportit të KLSH, bazuar tek të dhënat e Avokaturës së Shtetit, ka humbur 10 gjyqe në Gjykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar, dekadën e fundit.

 

Por ajo që nuk u tha Rama fëmijve ka të bëjë me faktin tronditës dhe të vërtetën e madhe se ccdo shqiptar dhe ccdo fëmijë që lindë  ka për të paguar rreth 5600 euro prej borxhit të 30 viteve ku 50% e këtij Borxhi i takon qeverisë së kryeministrit Rama, 22% qeverisjes së Partisë Socialiste nga vitet 1990-1992 dhe 1997-2005. Ndoshta kjo do të ishte më e ndershmja dhe më e sinqerta nga ana e Ramës , madje duke u thënë që kush ka 2 fëmijë do të paguajë 11200 euro dhe kush ka 3 fëmijë do të paguajë 16800 euro. Ja këto janë faktet që Rama “harroi” tua thoshte prindërve të fëmijve dhe fëmijve që kanë mbi 8 vite pa marrë thërrimet e bonusit të ardhjes në jetë.

Pak nga historiku i borxhit  nga 2013 deri në 2020    

Në 2013 PBB ka qenë rreth 12.8 miliardë euro dhe borxhi ka qenë rreth 70%, që do të thotë ndryshe se borxhi ka qenë reth 9 miliardë euro… Në vitin 2020 synohet që  PBB të arrijë rreth 14.1 miliardë euro dhe borxhi 115 %  do të thotë se borxhi do të arrijë në reth 16.2 miliardë euro. Pra Rama ka marrë nga qeveria e Berishës, Nanos dhe qeveria e PPSH të trashëguar një borxh prej 9 miliardë dhe e ka ccuar në 16.2 miliardë euro … rritje është me 1.8 herë. Përfundimisht rritja e borxhit në 7 vjet qeverisje ka qenë 7.2 miliardë euro ose 1 miliardë euro çdo vit… Ndërkohë PBB është rritur nga 12.8 miliardë euro në 2013 në 14.1 miliardë euro në 2020, rritja e PBB ka qenë vetëm me 1.3 miliardë euro?!?!

Shtrohet pyetja: Ku kanë  vajtur 7.2 miliardë euro të marra borxh , kur rritja e PBB  është vetëm me 1.3 miliardë euro? Pra ku janë rreth 6 miliardë eurot e tjerë borxh  që skanë shkuar në rritjen e PBB? Përgjigia racionale: Janë vjedhur! Dhe fakti më i pagundërshtueshëm për këtë grabitje që u është bërë shqiptarve është raporti zyrtar i  KLSH-së i cili ka deklaruar se abuzimet dhe humbjet e krijuara nga qeveria e Rilindjes  që nga viti 2013 kur erdhi në pushtet deri në fund të vitit 2020 kapin shifrat e rreth 7.2 miliard eurove.

 

Buxheti fiktiv, Rama – 2021, do të ketë një deficit prej  870 milionë euro.   

Në 16 nëntor, Kuvendi i Shqipëris miratoi buxhetin për vitin 2021, pa asnjë debat e kundërshti nga deputetët. Ky është ndoshta buxheti më fiktiv në historinë e Shqipërisë dhe eksperti Neritan Sejaminit në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euroneës bëri analizën e këtij buxheti: Ccfarë përmban dhe ç’ka planifikuar qeveria Rama të bëjë me të. Thënë me pak fjalë, buxheti 2021 parashikon: të ardhura të fryra, shpenzime të fryra, investime të fryra përtej çdo logjike realiste. Siç shihet dhe në grafikun më poshtë, qeveria ka planifikuar:

  • të mbledhë të ardhura në vlerë 479 miliardë lekë ose 3,86 miliardë euro;
  • të bëjë shpenzime në vlerë 588 miliardë lekë ose 4,74 miliardë euro.

Defiçiti i pritshëm sipas këtyre parashikimeve është rreth 109 miliardë lekë ose 870 milionë euro  Kjo do të thotë se qeveria parashikon të kenë defiçitin buxhetor sa 23 %  e të ardhurave të pritshme. Nëse ky parashikim realizohet, ai do të jetë deficiti i dytë buxhetor më i madh në historinë e Shqipërisë. Me shumë gjasa ai do të mbulohet duke marrë para borxh. Dhe këtë borxh do e paguajnë Bebet që do lindin dhe shqiptarët që nuk kanë ikur nga Shqipëria.

 

   Të dhënat e publikuara nga Kuvendi i Shqipërisë në fund të vitit 2018

Të dhënat e konsoliduara të publikuara nga Kuvendi, tregonin  se në fund të vitit 2018, Borxhi Publik u vlerësua në nivelin 1,107.3 miliardë lekë, ose rreth 9.15 miliardë euro dhe e shprehur në vlerë relative, sa 67.2% e PBB, ose 3210 euro për çdo banor. Të mos harrojmë se ky borxh zyrtar nuk përfshinte detyrimet që rrjedhin nga PPP, borxhin e fshehur, proceset gjyqësore brenda dhe jashtë vendit, pagesat e administratës së larguar nga puna, pagat e militantëve që mbushën dhe frynë në mënyrë marramëndse administratën, bizneset e falimentuara, kompesimet, shpronësimet, si dhe faljet për kompanitë e oligarkëve të Rilindjes etj. Nga falja përfituan kompanitë e mëdha, por këto të dhëna të cilat në fund të fundit ishin borxhe nuk janë llogaritur nga Kuvendi në 2018, pasi gjysma e detyrimit që u falë i përket vetëm një grushti kompanish. Nga 400 milionë dollarë që Ministria e Financave e drejtuar nga Arben Ahmetaj vendosi të fshijë nga regjistrat e tatimeve dhe doganave pa asnjë kusht për biznesin që kishin detyrime dhe gjoba, 50% të kësaj falje e përfituan një grup i vogël biznesesh. Fjala është për detyrimin që kanë në tatime, sigurime shoqërore, taksave nacionale dhe vendore, taksat e makinave, gjobave, detyrimit doganor,  faturat e energjisë elektrike, të ujit etj. Të mos harrojmë që për faturat e dritave dhe ujit njerzit  u burgosën, u vetvarën, ndërsa oligarkët e qeverisë , të naftës, kompanitë e minierave, qëndrave tregtare etj. përfituan afro 200 milionë dollarë nga detyrimet  tatimore të papaguara/

 Dividenti, qeveria fal te pasurit, një pjesë e të cilëve janë në parlament.

 Ulja e dividentit nga 15% në 8% ishte një tjjetër maskaradë nëpërmjet së cilës qeveria favorizojë një grup oligarkësh të cilët për shkak të lidhjeve kishin mbajtur të bllokuar shpërndarjen e fitimeve. Neni 9 i ligjit nr.94 miratuar nga Kuvendi në 3 dhjetor 2018 dhe që hyri në fuqi në 28 dhjetor 2019,  kishte efekte prapaveprues  dhe para vepruese deri në 30 shtator 2019. Ky ligj favorizojë ata që nuk kishin paguar fitimet dhe goditi konkurencën dhe bizneset e rregullta duke i shkaktuar ekonomisë dhe taksapaguesve një humbje që kapte shifra deri në 250 milion euro. Ky ligj në fakt u kthye edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta , por Kuvendi i rifuti në shqyrtim dhe e kalojë për herë të dytë. Kjo tregoi kapjen e qeverisë nga oligarkia dhe goditi bizneset e ndershme.

Borxhi i luksit qeveritar më i madh se ai i fatkeqsisë

-Në fund të vitit 2019   borxhi u rrit me ritme të frikshme dhe shkak për këtë ishte marrja e qeverisë në një dorë të vetme nga sekti i Rilindjes i cili kërkoi Tepsine dhe Timonin për vete, pasojat e së cilave bënë që borxhi të rritet  pa llogaritur borxhin e fshehur të qeverisë në lidhje me likujdimet ndaj kompanive të biznesit dhe PPP-ve, të cilat do të likujdohen nga taksat e shqiptarve dhe që do të  përbejnë njëtjetër  borxh ndër vite.

– Deri në shtator 2020, borxhi  i marrë nga qeveria u rrit edhe me gati 1 miliard euro vetëm nga konferenca e donatorve që Rama e shiti si sukses dhe marrje ndihmash por në realitet ato ishin borxhe. Rama ndryshe nga shumë vendet te europës dhe botës që shkurtuan investimet e luksit dhe marrveshjet koncesionare, jo vetëm që nuk veproi në të njëjtën linjë për shkurtimin e tyre i rriti në mënyrë marramëndse PPP-të ,ccka bëri që ekonomia të marri goditje të fortë, borxhi të rritet dhe fillimi i karantinës së pandemisë së covid-19 bëri që qindra  biznese të mbyllen dhe mijra qytetarë të humbasin vendet e punës.

-Vetëm në 8 vite për tenderat e luksit, udhëtimet, bileta avioni, shpërblime, hotele etj, janë harxhuar nga buxheti i taksapaguesve rreth 1.3 miliardë euro. Kjo është e paprecedentë, është e pafalshme dhe këtë borxh si edhe të tjerat do i paguajnë shqiptarët dhe bebet e porsalindura.

 Çmendet ‘Rilindja’, 534 mln. euro gjoba nga Arbitrazhi

 Gjatë vitit 2020 dhe fillim vitin e 2021 këto gjoba  e ngarkojnë buxhetin e shtetit me 534 milion euro  nga prishja e njëanshme e qeverisë Rama e  kontratave të PPP dhe koncesioneve, të cilat ‘Rilindja” ka  projektuar tua japi si dhurat oligarkëve të saj.  Shqipëria, sipas raportit të KLSH, bazuar tek të dhënat e Avokaturës së Shtetit, ka humbur 10 gjyqe në Gjykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar, dekadën e fundit. Në vlerë monetare këto humbje përkthehen në dhjetëra milionë euro dëm për Buxhetin e Shtetit. Me këto shuma pensionet do dyfishoheshin dhe pagat e administratës do rriteshin me 20%. Organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet ndaj zyrtarëve fajtorë.

KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë ose (170 mln euro) detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare.

Nga 54 milionë euro që ishte totali i gjobave që ka humbur Shqipëria në arbitrazhet ndërkombëtare në 8 muajt e parë të këtij viti, vlera  e tij pritet të shkojë në 364 mln euro nga prishja  e kontratave nga “Rilindja”

– 110 milionë euro për një dëmshpërblim të kompanisë “Akërnia”

– 110 milionë euro investitorit Italian Francesco Becchheti

–100 milionë euro,Kurum kërkon  ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar

– 44 milionë euro kompania greke Actor që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotetet e tjera të autostradës në bashkëpunim me Copri

 

Rritja e raportit të borxhit me PBB me 11,1 pikë përqindje brenda një viti u shty nga dy faktorë kryesorë. E para ulja e pritshme e PBB-së së 2020-s me 107 miliardë dhe e dyta, rritja e deficitit buxhetor në rekorde historike në një vlerë prej 110 miliardë lekësh më 2020-n.

 

A do fillojnë hetimet nga SPAK, çfarë fshihet pas prishjeve të kontratave dhe a po shkojnë financat drejt falimentit ?! A ka fakt me konkretë sesa nje vendim i gjykatës Europiane për të filluar hetimet ? Humbja e gjyqit bënë më fajë ata që morën vendimin për prishjen e marrveshjeve koncesionare ccka do të thotë se kjo është një vepër penale ,prapa të cilave flitet se fshihen afera të qëllimshme korruptive. Ndaj është detyre dhe mision i organeve të hetimit të vënë para përgjegjsisë shkaktarët e këtij abuzimi skandaloz..

Stoku i borxhit rritet me 1 miliard euro brenda vitit 2020 duke thyer rekordin e borxhit publik me 77.8% të PBB

 Shqipëria zhyten në borxh rreth 77.8% të PBB-së më 2020,stoku zgjerohet me 908 mln euro

Stoku i borxhit publik arriti mbi 1,2 trilionë lekë në fund të vitit 2020 dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shënoi 77.8%. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2020, shtesa mbi stokun e borxhit ishte mbi 111,7 miliardë lekë ose 908 milionë euro, si rrjedhojë e ngjarjeve të pazakonta që lidhen me tërmetin dhe pandeminë. Realizimi faktik i borxhit ishte më i ulët se plani i qeverisë që parashikonte treguesin në 79,9% të PBB më 2020.

Rritja e raportit të borxhit me PBB me 11,1 pikë përqindje brenda një viti u shty nga dy faktorë kryesorë. E para ulja e pritshme e PBB-së së 2020-s me 107 miliardë dhe e dyta, rritja e deficitit buxhetor në rekorde historike në një vlerë prej 110 miliardë lekësh më 2020-n.

Një pjesë e borxhit të ri u përdor kryesisht për të kompensuar rënien e të ardhurave buxhetore prej 20,6 miliardë lekësh, në raport me planin e rishikuar të vitit 2020. Por ky borxh është edhe më i madh , pasi nuk pasqyron detyrimet e fshehura të bëra publike edhe nga BERZH dhe FMN.

Kontratat e PPP në fuqi arrijnë në 12.7 % të PBB-së, çojnë borxhin real në gati 83%

Kontratat koncensionare me Partneritet Publik-Privat që tashmë janë në fuqi kapin një shifër prej 210 miliardë lekësh. Shuma përfshin financimin e 16 kontratave, të cilat tashmë kanë një fitues. Shumica prej tyre janë në zbatim dhe financohen nga buxheti, ndërsa tre prej tyre janë shpallur fitues dhe janë në proces të finalizimit.Vlera e kontratave koncensionare e cila dominohet nga rrugët, pa përfshirë ato që janë në proces dhënie arrin në 12.7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të këtij viti (që llogaritet në mbi 1,6 trilionë lekë).

 Raporti i Tranzicionit, BERZH: Rrugët me PPP, potenciale për rritjen e detyrimeve të fshehura

Ekonomia e Shqipërisë po vijon të rritet sipas pritshmërive, por projektet e mëdha rrugore të planifikuara për tu ndërtuar nëpërmjet kontratave me Partneritet Publik përveçse janë te zhvilluara me procedura jo shumë transparente po krijojnë shqetësime në lidhje me potencialin që ato kanë për të rritjen e detyrimeve të fshehura.