Vettingu ‘thyhet’ sërish në Strasburg, Genc Gjokutaj: Kjo tregon kalbje të sistemit të drejtësisë

Vendimi për Antoneta Sevdarin është konsideruar si joproporcional nga ana e gjykatës, e cila tashmë e ka vlerësuar procesin në themel, kështu është shprehur juristi Genc Gjokutaj për çështjen e vendimit të Strasburgut në lidhje me një tjetër vendim të dalë nga institucionet vettinguese në vend. “Vendimi ka qenë jashtë kritereve dhe standardeve dhe në fakt jashtë ligjit, për të cilin vepron KPK dhe organet e tjera të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ky është rasti i parë që Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar çështjen në themel. Gjykata e Strasburgut nuk jep vendime, por evidenton shkeljet. Ajo që vihet re në këtë vendim për Sevdarin Strasburgu jep rekomandim që të mbahet parasysh vendimi i marrë në këtë gjykatë. Ky qëndrim i Strasburgut nxjerr në pah shumë probleme që ka procesi i Vetting-ut në Shqipëri, dhe me vetë sistemin e Drejtësisë. Këto janë shenja të një sistemi të kalbur, pasi shumë persona kërkojnë drejtësinë në gjykatat e huaja pasi në Shqipëri nuk gjejnë dot drejtësi. Vettingu shfaqet me sfond politik që po mban në sistem vetëm personat, që i binden mazhorancës”.

Sigal