Harry Bajraktari: Veproni tani para se të jetë vonë!

486
Sigal

Manifestimi në Tiranë ishte demokraci në veprim. Kishte një pjesëmarrje të madhe dhe veprimtaria ishte paqësore dhe dinjitoze.

Tubimet paqësore janë një pjesë e rëndësishme e demokracisë. Njerëzve u jepet një mundësi të shprehin ndjenjat e tyre kur institucionet bien. Presidenti Ilir Meta kishte të drejtë që ktheu ligjin e fundit për rishqyrtim në Parlament.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet dhe nuk mund të anashkalojë detyrën e Presidentit. Ne kemi nevojë për kontroll dhe balancë në Shqipëri, që demokracia të funksionojë siç duhet.

Reforma në drejtësi është e rëndësishme dhe po aq e rëndësishme është pavarësia e gjyqësorit. Nuk duhet të dominohet nga njëra palë. Reforma duhet të bëjë bashkë të gjitha palët, përfshirë opozitën dhe Presidentin, përndryshe procesi rrezikon të humbasë besimin e njerëzve.

Është koha për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale institucionale. Situata aktuale me një parti të vetme që ka marrë të gjithë pushtetin politik nuk është e qëndrueshme. Veproni tani para se të jetë vonë!