Promovim librash dhe vlerash intelektuale nga Shoqata ‘Labëria’ Dega Fier

108
Sigal

Astrit A Skufi 

Para festave të fundvitit dega e shoqatës ‘Labëria’ Fier,u mblodh ditën e diel për të biseduar, diskutuar e kënduar duke vënë dhe detyra për vitin e ardhshëm 2023. Kryetari i ri i zgjedhur Baftari me sekretarin e ri plot forcë e energji Fatmiri, folën, diskutuan për të ardhmen e degës së re të rinovuar Fier dhe në të njëjtën kohë vunë detyra të rëndësishme e plot vlera kulturore për traditat e Labërisë. Vargje të bukura të krijuara vetë nga Vladimiri i kënaqën të gjithë ashtu dhe zoti Bashkim nuk ndënji pa folur. Ai plot respekt e kënaqësi përshëndeti pjesëmarrësit në takim.

Në këtë aktivitet u promovua dhe libri me poezi i zotit Pirro Kadhaj nga Progonati, që ishin aq të bukura e plot vlerë,

Pirrua na shpërndau nga një kopje të librit plot bujari ashtu siç e ka zakon labi dhe nuk na mori lekë. Këto janë,- tha ai për shokët, miqtë e të dashurit e mi Labër.

Midis këngëve të bukura labe,u dëgjua dhe zëri si bilbil i zotit Fatmir Rrapi, që na kënaqi të gjithëve dhe ne ia kthyem me brohoritje. Si deg e rinovuar u shpërndanë dhe ca dokumenta të reja që vërtetonin pjestarët në shoqatë. Edhe unë vet e rinovoj dokumentin e Labërisë.

Aktiviteti zgjati më shumë se dy orë. Të gjithë pa përjashtim mbetën të kënaqur, megjithëse ra në sy mungesa e Pashos, që mund të jepte ndonjë mendim.

Të gjithë u larguan nga ky takim i bukur dhe plot vlera. Duke e mbyllur ju urojmë të gjithëve gëzuar festën e Vitit të Ri: njëri tjetrit sigurisht dhe kryesisht në Tiranë e në veçanti zotit Albert që na ka qëndruat gjithmon pranë.