Vetëvrasja e çiftit shqiptar në New York, punëtori i ndërtesës rrëfen natën para ngjarjes: Dukej i zemëruar, e pyeta nëse gjithçka ishte në rregull, vetëm tërhoqi gruan dhe…

138
Sigal

Dëshmi të reja për ngjarjen e rëndë në New York, ku një çift shqiptar u vetëvra pasi u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin. Dëshmitë flasin për një gjendje të rënduar të 35-vjeçarit shqiptar Florind Belliu me profesion aktor.

Punëtori i ndërtesës Harold Johnson tha për New York Post se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kështu ishte”, tha Johnson, përpara se të shtonte se përpara se çifti të transferohej në pallat, burri donte që ai të priste hekurat e dritareve të apartamentit.
“Unë i thashë atij: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Dhe ai u zemërua, ai tha “OK”.