Zjarret shkrumbojnë pyjet në Malësinë e Kurbinit, digjen dhjetëra hektarë, e pamundur ndërhyrja nga toka

106
Sigal

Pyjet në Malësinë e Kurbinit vijojnë të digjen prej të paktën 1 jave. Një zjarr i rënë në zonën e Skurajve është përhapur me shpejtësi në disa drejtime dhe shpesh herë, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar.

Deri tani flakët kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor. Vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive.