Veprimet e 30-vjeçarit vënë në dyshime policinë, ç’iu gjet pas kapjes

313
Sigal

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Korrieri”, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi E. P., banues në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare ky shtetas është konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike dhe sapo ka parë uniformat blu i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e Policisë. Pas kontrollit, është konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.