Vendosën gjobë 12 mijë euro, ja masa e arrestit për dy gjobëvënësit

462
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në masën burg pa afat shtetasin Edmond Gecaj, i cili u arrestua disa ditë më parë në akuzën për gjobëvënie.

Po kështu Gjykata ka lënë në burg me afat 2 mujor për shtetasin Ilson Beqiraj, edhe ky i arrestuar dy ditë më parë në akuzën për gjobëvënie.

Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, prokuroria ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi mase me të lehtë.

Dy të arrestuarit u ndaluan pasi i kanë marrë një shumë të konsiderueshme një personi, të pa identifikuar, rreth 7500 euro me arsyetimin e gjobitjes, një veprim ky i paligjshëm.

Ku në fillim i kishin kërkuar 12 mijë euro.