Vendimi i Venecias / Hysen Osmanaj : Reforma Zgjedhore nuk ka plotësuar rekomandimet për zgjedhje të lira

262
Sigal

Hysen Osmanaj, ish- anëtar i KQZ-së

Reforma Zgjedhore nuk ka plotësuar rekomandimet për zgjedhje të lira

Opinioni i Komisionit të Venecias i bën nul ndryshimet kushtetuese, duke i quajtur jashtëzakonisht të nxituara  dhe kundër rregullave themelore demokratike të hartimit të ligjeve, në veçanti atij kushtetues, po kështu edhe Ligji 118, me një fjalë, këto ndryshime janë antidemokratike, ndryshime të tilla bëhen vetëm në monarki, ku ligjin e bën monarku dhe në vendet diktatoriale, që me sa duket, ne e kemi shumë të vështirë  për të lënë prapa të kaluarën e hidhur moniste.

Së dyti, Reforma Zgjedhore aq shumë e kërkuar nga faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm, nuk ka plotësuar rekomandimet për zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi nuk mund t’i përcaktojë rregullat e lojës vetëm njera skuadër, se si do zhvillojmë lojën, kjo duhet të bëhet me konsensus, siç është bërë gjatë këtyre 30 viteve demokraci.

Së treti, Komisioni i Venecias e thekson se ndryshimi i formulës se koalicioneve, ndikon direkt në marrjen e shumicës të vendeve në Parlament , në rastet e garave të ngushta elektorale, kjo tregon qartë, pse janë bërë këto ndryshime të njëanshme.

Së fundi, vetëm me këto ndryshime, këto zgjedhje do jenë zgjedhjet më të kontestuara dhe nuk do jenë as demokratike, as të lira dhe as të ndershme.