Vëllai i Jan Prengës ktheu 106 kg nga kokaina e vjedhur, ‘kapoja’ nga burgu i Ekuadorit premtoi lirimin e pengut për 2 orë

336

Rrëfimi përpara grupit hetimor dhe më pas përballë gjykatës së Tiranës, i Anton ose Artan Prengës, njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, i ka dhënë një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë para dhe pas rrëmbimit të vëllait në 17 janar 2020. Në një rrëfim të gjatë dhe bindës, Anton Prenga, rrëfen të gjithë peripecitë që kanë nisur pas rrëmbimit të të vëllait në Shqipëri, shpresa për të liruar pengun, duke ndërmjetësuar me pajtuesin e gjaqeve Nikoll Shullani, i cili njëkohësisht është dhe babai i Gëzim Shullanit, që së bashku me Astrit Prengën kishin marrë lëndën narkotike prej 260 kg kokainë dhe e mbanin peng.

Ndërmjetësimi është kryer në familjen e Gentjan Doçit dhe Gentian Bletës, me qëllim lirimin e Jan Prengës, por në të dyja takimet e zhvilluara në Shkodër, bisedimet kanë dështuar.

Sot  zbardhet e plotë dosja ne prokurorinë e Tiranës, dosje kjo që tashmë i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme SPAK. Për rrëmbimin e Jan Prengës, janë arrestuar deri në këto momente Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës. Ndërsa në kërkim për akuzën e rrëmbimit të personit dhe “trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim janë Gentian Finiqi ose Doccaj, Gentian Bleta, Korado Doda ose Keshteja, Altin Hajri, Artan Doccaj, Aldo Manjishta dhe Dritan Rrexhepi. Deri në këtë fazë të hetimit, ende nuk është zbuluar se ku është groposur trupi i pajetë i Jan Prengës

Rëfimi i plotë i vëllait të Jan Prengës
‘’Unë banoj në shtetin e Anglisë së bashku me familjen time. Në shtetin e Anglisë kam një kompani ndërtimi me të cilën punoj. Gjithashtu në shtetin e Anglisë, unë kam edhe vëllezërit e mi të cilët quhen Astrit Prenga, Leka Prenga dhe Ndrek Prenga. Ndërsa në shtetin Shqiptar unë kam dy prindërit e mi si dhe vëllanë tim të quajtur Jan Prenga, i cili është me banim në Kamëz me familjen e tij.

Unë në datën 17 janar 2020 rreth orës 13:30 deri në 14:30, kam qenë në punë në Londër dhe jam telefonuar nga bashkëshortja e vëllait tim Jan Prenga, e cila quhet M.Prenga, por unë nuk ia kam hap telefonin, pasi nuk e kam dëgjuar sepse kam qenë duke punuar. Më pas më ka telefonuar bashkëshortja ime e quajtur E.Prenga, e cila më ka treguar se kishte fol në telefon me nusen e vëllait tim, si dhe me babain tim, të cilët i kanë treguar se ishte rrëmbyer vëllai im i quajtur Jan Prenga, i cili më parë ka pasur emrin “Dod”, por e ka ndërruar kur ka emigruar në shtetin Grek.

(…)Duke qenë se unë dhe vëllai që jeton në Shqipëri Jan Prenga nuk kemi asnjë problem me asnjë person, unë kam kontaktuar vëllain tim Astrit Prenga, të cilit i kam thënë eja më tako dhe më trego se cila është arsyeja e rrëmbimit të vëllait tonë Jan Prenga. Astriti pas dy orësh ka ardhur më ka takuar së bashku me një shokun e vetë të quajtur Gëzim Shullani, të cilin e kemi mik shtëpie. Jemi ulur në një kafe afër shtëpisë sime dhe aty i kam pyetur edhe Astritin edhe Gëzimin se çfarë kishin bërë që kishte ndodhur rrëmbimi i vëllait Jan Prenga në Shqipëri.

‘’Astriti së bashku me Gëzimin më kanë treguar se:”…ata kishin grabitur një kontenier me lëndë narkotike të llojit Kokainë, përpara 2 apo 3 javësh dhe se kjo ishte arsyeja e rrëmbimit të Janit…”. Unë i kam kërkuar shpjegime se si kishte ndodhur kjo vjedhje dhe ata më treguan se: ”…një shtetas Angles dhe një shtetas Iranian, iu kishin kërkuar Astritit dhe Gëzimit të nxirrnin një kontenier nga Porti i “Smuuth”-it, ku ata më kanë treguar se kontinjeri ishte I ngarkuar me banane, por aty gjithashtu kishte të fshehur edhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë…”.

‘’Astriti më ka treguar se kishte bashkëpunuar për të nxjerrë kontenjerin nga porti me një shtetas Rumun si dhe me një shtetas Shqiptar me emrin “Xhulian”, i cili është shok i Gëzimit dhe Astritit. Xhuliani mesa më kanë treguar është nga zona e Bajzës në Shkodër. Pasi ata kanë nxjerrë kontinjerin nga porti, më kanë treguar se kontenjierin e kishin çuar në një vend të sigurt dhe kishin grabitur sasinë e lëndës narkotike.

Astriti me Gëzimin më kanë treguar se në kontenier kishte një sasi prej 260 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë. Pasi e morën kokainën nga kontinjeri ata e kishin ndarë se si unë nuk e di, por di që një pjesë e kishte marrë vëllai im Astriti, një pjesë Gëzimi, një pjesë Xhuliani dhe një pjesë shtetasi rumun. Unë nuk e di se nga sa kilogram ata kanë marë secili. Astriti së bashku me Gëzimin e kishin fshehur diku pjesën e tyre dhe nga kjo sasi ata kishin shitur një pjesë, por unë se di saktë se sa kg. Rreth një javë pasi ata kishin grabitur sasinë e lëndës narkotike nga kontinjeri, Gëzimi më ka treguar se ishte kontaktuar me telefon nga shtetasi Gentian Doçi, i cili është nga Dukagjini i Shkodrës. Gentjan Doçi, i kishte thënë Gëzimit të kthenin lëndën narkotike mbrapa pasi lënda ishte e tij, por Gëzimi i ka pohuar se nuk e njihte dhe nuk kishin punuar asnjëherë bashkë.

‘’Pas dy apo tre ditësh Gentjan Doçi ka telefonuar vëllain tim të quajtur Ndrek Prenga, të cilin pasi i është prezantuar që jam Gentjan Doçi nga Shkodra, i cili i ka kërkuar duke e porositur “…mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës, pasi janë gjerat e mia dhe duhet të mi ktheni mbrapsht…”. Ndreka i ka thënë se unë jam në burg dhe do të flas me Astritin dhe Gëzim Shullanin, do sqaroj gjerat dhe më pas do kontaktojmë sërisht.

Pas disa ditësh vëllain tim Ndrek Prenga e ka marë në telefon një shtetas i cili është prezantuar me emrin Gramozi nga Vlora, ku i ka thënë Ndrekës “…mos bëni gabim të luani gjerat që nënkuptonte mallin, pasi janë gjerat tona…”. Dua të shpjegoj se Ndreka ka pasur në burgun ku ndodhet një telefon celular me të cilin ka filluar të komunikojë me personin nga Vlora që quhej Gramoz.

Ky person, Gramozi, i ka treguar Ndrekës së ndodhej në burg në Ekuador. Gramozi gjithashtu i ka thënë se sasia prej 260 kg ishte e tij dhe disa personave të tjerë. Gjatë kësaj kohe Astriti dhe Gëzimi janë munduar të kontaktojnë me shtetasin Gentjan Doçi, por ata nuk kanë mundur të komunikojnë sërisht.

Pas disa ditësh ata kanë folur sërisht me Gentjan Doçin, i cili ju ka thënë se nuk kam më punë unë me këtë punë. Disa ditë pas këtyre komunikimeve ka ndodhur dhe rrëmbimi i vëllait tim Jan Prenga.

‘’Unë kur kam qënë së bashku me Astritin dhe Gëzimin, i kam pyetur ata nëse ja kishin kthyer mbrapsht lëndën narkotike, por ata më thanë se nuk e kishin kthyer mbrapsht lëndën narkotike me pretendimin se nuk e dinin se e kujt ishte, e Gentjan Doçit, personit me emrin Gramoz nga Vlora apo ndonjë shtetasi tjetër.

Në datën 18 janar 2019, një ditë pas rrëmbimit të vëllait unë jam kthyer në Shqipëri, për tu interesuar për vëllain tim që më ishte marrë peng Jan Prenga. Kur unë kam qënë në Shqipëri, Astriti më ka thënë se kishin komunikuar me shtetasin Gentjan Doçi, i cili ju kishte thënë se: …ju e dini se ku e kini vëllain, që nënkuptonte që ju më keni marrë lëndën narkotike dhe ne ju kemi marrë vëllain…”. Po kështu pas rrëmbimit të vëllait ka hyrë në kontakte sërisht Gramozi, i cili ka komunikuar sërisht me Ndrekën të cilit i ka pohuar se:”…unë e di se si janë gjërat, por unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj ju, pra vëllait juaj Astriti së bashku me Gëzim Shullanin, se do lirohet pengu…”,ç’ka nënkuptonte se duhet të kthenim pjesën e mallit që kishin marrë Astriti me Gëzimin.

Pasi kanë fol me Gramozin vëllai im Astriti së bashku me Gëzimin kanë kthyer sasinë prej 106 kilogramë lëndë narkotike në Londër, disa personave nga shteti i Polonisë të cilët i kishte dërguar Gramozi me Gentjan Doçin. Unë nuk e di as vendin dhe as kohën kur ishte kthyer kjo sasi lënde narkotike, por për këtë më ka treguar vëllai im Astriti i cili më ka thënë që jua kemi kthyer gjërat si dhe 700 mijë paund për sasinë që Astriti me Gëzimin kishin prekur nga sasia totale e lëndës narkotike. Ditën e mërkurë të kësaj jave mesa më kujtohej ka qënë data 22 janar 2020, është kthyer malli dhe po atë ditë Gramozi, ka kontaktuar në telefon me Ndrekën Astritin dhe Gëzimin dhe ju ka thënë se brenda dy orësh vëllai i marrë peng Jan Prenga do lirohet.

Pasi kemi pritur 2-3 orë dhe vëllai s’po lirohej të nesërmen ka fol vëllai im Ndreka me Gramozin dhe ai Gramozi, i ka thënë që s’ka mundësi që nuk ëhstë liruar. Më pas Ndreka është lidhur sërisht me Gramozin dhe ai i ka thënë se me njërin prej tyre kishte kontaktuar ndërsa me një tjetër nuk kishte kontaktuar ende, pasi ai kishte pirë mall dhe pa i dalë malli nuk kontaktojmë dot.

Gramozi, gjithashtu i ka thënë vëllait most ë shqetësohej se vëllai ishte shëndoshë e mirë dhe do të lirohet pasi ti dali malli personi që përmendi ai më lart. Pasi ka kaluar sërisht kohë dhe vëllai spo lirohej, vëllai im Ndreka ka kontaktuar sërisht me telefon me Gramozin dhe në këtë moment Gramozi, i ka thënë se më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre dhe i ka thënë vëllait se personat të cilët e kanë marrë peng apo kanë organizuar pengmarjen quhen Gentjan Lush Doçi, Gentjan Nik Bleta dhe një shtetas tjetër me emrin Korado Doda. Gentjan Doçi është prej Dukagjini, Gentjan Bleta është nga Gruda e Shkodrës, ndërsa Korado Doda është nga Malësia e Madhe nga Shkodra. Sipas vëllait tim Ndrekës, Gramozi është ndier i fyer pasi Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda, i kishin dalë nga fjala dhe kjo ishte arsyeja që ai kishte treguar emrat e tyre. Gentjan Bleta së bashku me shtetasin Gramoz nga qyteti i Vlorës, kanë bërë burg së bashku në shtetin e Italisë përpara disa vitesh….