Veliaj, parku i lojrave tek Liqeni, të rinjtë prishin gardhin rrethues të Bashkisë së Tiranës

613
Një ditë pasi kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, njoftoi nisjen e punimeve për parkun e lojërave për fëmije në Liqenin Artificial disa të rinj shemben gardhin me pretendimin se nuk do të lejojnë shkatërrimin e zonave të gjelbra.Pavarësisht tentativës së të rinjve për prishjen e nismave të Bashkisë, Veliaj u shpreh i vendosur për vazhdimin e punimeve, për parkun e fëmijëve, një nisëm që mori dhe mbështetjen e qytetarëve.
Kështu luajnë fëmijët e Tiranës sot, duke rrezikuar edhe jetën.
Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës po ju ofron një mundësi të re argëtimi, duke ndërtuar një park lojërash në Liqenin Artificial.
Por kjo nisëm e Bashkisë ka hasur në kundërshtimin e disa të rinjve, të cilët që në orët e para të mëngjesit kanë prishur rrethimin e vendit ku do të ndërtohet parku i fëmijëve me pretendimin se po prishen hapësirat e gjelbra.
Të pyetur nga Ora News se përse kjo nisëm vjen pikërisht tani dhe jo në kohën kur Liqeni Artificial vuante nga ndotja masive dhe ndërtimet përreth ata përgjigjen:
“Në rastin tim kjo çështje nuk është fare personale. Ka kaq shumë vende për të ndërtuar, e para atje poshtë ku është planifikuar të bëhet 42 katëshi, por çdo gjë ngaqë dashka atë kohën e vetë që… tani është mbushur kupa kaq shumë sa po e ndjejnë të gjithë njerëzit që nuk mban më”.
Por ora e kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, tregon një kohë tjetër, kohën kur fëmijët meritojnë të kenë parkun e tyre.
Veliaj: Që nga dita e parë jemi kujdesur që hapësirat t’ua kthejmë fëmijëve. Unë shpresova që kur PD u mobilizua të shkonte me hunj tek Liqeni, mendova që do të prishnin lejen e Lulzim Bashës për ndërtimin e 17 kateve tek diga. Ata sa herë ta shkatërrojnë ne prapë do ta ndërtojmë. Aty nuk do të pitet asnjë pemë. Si për këtë projekt, ashtu dhe projektet e tjera më pak histeri, më shumë histori. Unë nuk zbrapsem nga asnjë lloj vandalizimi.
Në të njëjtën linjë me Kryebashkiakun janë edhe qytetarët, të cilët shprehen pro ndërtimit të parkut të lojrave në Liqenin Artificial.
“Janë njerëzit vandal që nuk e kuptojnë se çrëndësi ka ajo për fëmijët. Se këtu është një ambient shumë i pastër”.
“Për fëmijët është shumë mirë”.
“Pro ndërtimit të parkut, çështjë kjo, gjë e bukur do të bëhet. Këta janë shpellarë”.
Parku i lojrave për fëmijët në parkun e Liqenit Artificial pritet të përfundojë brenda 6 muajve
Sigal