Identifikohet kufoma e gjetur dje në Dajt, është 36 vjeçari Biba

456
Identifikohet kufoma që u gjet dy ditë më parë në Dajt. Policia thotë se ai është V. Biba 36 vjeç. Burime nga morgu bënë të ditur dje për mediat se kishte dyshime se viktima mund të ishte vrarë me dy plumba. Dyshohet se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe groposur më pas në vendin ku u gjetnë zonën e Priskës në periferi të kryeqytetit, në rrugën Tiranë-Dajt.

Trupi i dekompozuar u gjet në vendin e quajtur “Zabel” nga gërmimet e qenit të një bariu qe po kalonte ne ate zone. “Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po germonte në vendin ku u gjet kufoma. Kufoma u transportua pranë Morgut për ekzaminimeve të mëtejshme mjeko ligjore”, thuhej dje në njoftimin e policisë.
Sigal